Tentoi të kalojë dy palestinezë në kufi, arrestohet 52- vjeçari


Tentoi të kalojë dy palestinezë në kufi, arrestohet 52- vjeçari

09:56 19/09/2017

Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të kalonte dy shtetas të huaj në jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ismet Bajramaj, 52 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër është arrestuar në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij tip Volkswagen me targë AA 151 GD,  2 shtetas të huaj  Palestinez, në drejtim të Malit të Zi.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e huaj kishin si destinacion vendet e BE.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshmëm të kufijve” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

/tvklan.al






Të ngjashme