Tentoi të korruptojë policin, arrestohet i riu nga Kosova


Tentoi të korruptojë policin, arrestohet i riu nga Kosova

10:00 09/08/2019

Një i ri është arrestuar nga policia, pasi për të shmangur dënimin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, i ka dhënë policit 30 Euro. Në pranga ka rënë V.B., banues në Pejë, Kosovë, ndërsa ndalimi i tij u bë në aksin rrugor Durrës-Plepa.

Në momentin që është njohur me masën administrative 22- vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, duke i dhënë 30 Euro së bashku me dokumentet.

Mbi të riun kosovar rëndon akuza “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./tvklan.al






Të ngjashme