Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren, shqiptari e torturon pas refuzimit
Një 24-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Itali pasi ka tentuar që të kryej marrëdhënie seksuale me një vajzë të re.
Sipas mediave vendase, shqiptari e ka parë vajzën ndërsa kanë qenë në të njëjtin lokal nate në Ravenna. Ai i është afruar dhe ka nisur të flirtojë, por 21-vjeçarja italiane është ndjerë e bezdisur dhe i ka kërkuar që të largohet.
I nervozuar nga refuzimi, shqiptari nuk e ka lënë me kaq. Situata ka agravuar rreth orës 3 të mëngjesit të fundjavës së shkuar, kur ai e ka ndjekur vajzën ndërsa largohej nga lokali i natës.
21-vjeçarja në tentativë për të shpëtuar prej tij, ka nxituar dhe është futur në një parking të një restoranti.
Djali e ka ndaluar dhe kundër dëshirës së saj ka nisur ta puthë dhe ta bezdisë. E gjendur në një situatë ku nuk mund të largohej më, e reja ka kërkuar ndihmë duke bërtitur.
Në këtë moment 24-vjeçari ka nisur ta godasë barbarisht, deri sa pronarët e restorantit kanë dalë dhe i kanë ardhur në ndihmë të resë.
Më pas ata kanë neutralizuar shqiptarin, deri në mbërritjen e policisë.
I riu është vënë në pranga me akuzën e rëndë për ngacmim seksual. /tvklan.al