Tentoi të trafikojë 808 kg kanabis drejt Italisë


Tentoi të trafikojë 808 kg kanabis drejt Italisë

13:55 21/06/2016

Policia e Vlorës ka arrestuar Robert Myftarin i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. 43-vjeçari ishte në kërkim prej Nëntorit të vitit të kaluar pasi është personi i dyshuar, i cili do të transportonte drejt Italisë 808 kilogramë kanabis.

Për këtë ai do të përdorte një gomone 8 metra të gjatë dhe me dy motorrë të fuqishëm. Droga u sekuestrua nga blutë në zonën e Rodhimës, në vendin e quajtur “Cekodhima”.

Kapja e Myfatrit u bë në banesën e tij në lagjen “1 Maji” Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ai ndodhej aty.

Në 11 Nëntor të vitit 2015 policia njoftoi se kishte sekuestruar një sasi rekord drogë në tentativë për tu trafikuar drejt Italisë. Në atë kohë nuk u bë i mundur ndalimi i asnjë personi pasi poseduesit e drogës arritën të largoheshin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia e kanabisit, një gomone si dhe një furgon që ishte përdorur për të dërguar lëndën narkotike buzë detit.

Tv Klan

 






Të ngjashme