Tentoi të vriste 23-vjeçarin, familja e tij hakmerret dhe përfundon në…
Ditën e djeshme në qytetin e Beratit, nga Seksioni për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, u bë arrestimi në flagrancë i Violand Hoxhës 38 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim personat me inicialet G.H 49 vjeç, dhe P.H, 34 vjeç, të tre banues në Urën Vajgurore.
Arrestimi i Violand Hoxhës u bë pasi tentoi të vriste pas një konflikti për motive të dobëta, 23-vjeçarin me inciale D.H, banues në Urën Vajgurore, duke e përplasur me kamionçinë.
23-vjeçari ka qenë duke drejtuar një mjet motorik e pas ngjarjes u dërgua në spitalin e Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje G.H dhe P.H të afërmit e shtetasit të dëmtuar D.H kanë plagosur rëndë Hoxhën i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës Tiranë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al