Tentoi të vriste 55-vjeçarin, pranga të riut nga Laçi
Policia e Kurbinit arrestuar 21-vjeçarin Alberto Markaj dhe ka arritur të zbardhë ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku i pagosur mbeti 55-vjeçari Mark Lleshi.
Sipas uniformave blu, Markaj pas një konflikti të dyshuar për motive pronësie ka tentuar të vrasë me armë zjarri 55-vjeçari, banues në Laç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumws Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Autorit të dyshuar i’u gjet dhe i’u sekuestrua arma e zjarrit që ka përdorur, pistoletë Model 54.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”./tvklan.al