Tenton të korruptojë policin me para, arrestohet shoferi i kamionit
Bulqizë – Një tjetër person ka rënë në pranga të policisë pasi akuzohet për mitdhënie.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar Dritan Rama, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, 42-vjeçari ishte duke transportuar mineral kromi mbi ngarkesën e lejuar nga Batër – Martanesh për në Durrës në kamionin tip “MAN”.
Ai u ndalua për kontroll dokumentacioni në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi në vendin e quajtur “Qafa e Buallit”.
Në momentin që punonjësit e policisë i kanë kërkuar drejtuesit të kamionit dokumentacionin për verifikim, pronari i mjetit që ndodhej në vendin e pasagjerit zbriti nga automjeti, ku në mes të dokumentacionit kishte futur një kartmonedhë 500 lekëshe, në mënyrë që të korruptonte punonjësit e policisë për të mos kontrolluar dokumentacionin.
Menjëherë punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin e pronarit të mjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë.
Në përfundim të veprimeve të para proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sarandë – Ndërkohë në Sarandë një tjetër person kështë arrestuar për të njëjtën vepër penale.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Frederik Terziu, 53 vjeç, banues në fshatin Berdashesh, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Kranesë” pasi ky person duke drejtuar automjetin e tij tip “Nisan” me targë YHH7625, pa rrip sigurimi, ka tentuar t’i japë 10 euro punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga gjoba administrative./tvklan.al