Tenton të shmangë qenin, humb gruan shtatzënë dhe vajzën në aksident


Tenton të shmangë qenin, humb gruan shtatzënë dhe vajzën në aksident

19:02 04/07/2018

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje shtatzënë, fëmijës 5-muajsh në barkun e saj si dhe të vajzës 3-vjeçare, ndodhi gjatë përpjekjes së drejtuesit për të shmangur një qen në rrugë. Makina e drejtuar nga Sedat Uçkol doli nga rruga në provincën turke të Kirsehirit pasi lëvizja e shpejtë për të shmangur qenin shkaktoi këputjen e timonit dhe përmbysjen e mjetit me 4 persona, përfshirë gruan shtatzënë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e xhandarmërisë, të cilët nxorën nga makina 4 të plagosurit dhe i dërguan me shpejtësi në spitalin shtetëror të zonës. Bashkëshortja e shoferit, Esra Uckol, e cila ishte 5 muajshe shtatzënë humbi jetën së bashku me fëmijën e saj ende palindur.

Agjencia e lajmeve“AA” raportoi se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, plagëve nuk mundi t’u mbijetojë as vajza e çiftit, 3-vjeçarja Ela Uçkol. Ndërkohë drejtuesi i mjetit dhe kunata e tij vijojnë të mbeten në gjendje të rëndë për jetën./tvklan.al





Të ngjashme