Tenton të vrasë me thikë 3 persona, në kërkim 35-vjeçari
Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga autoritetet në Lushnje, pasi tentoi të vriste me thikë 3 persona, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Burime zyrtare sqarojnë se rreth orës 11:30 në një lokal në lagjen “Karbunarë”, pas një konflikti për motive të dobëta, 35-vjeçari me iniciale E.Sh ka tentuar të vrasë me thikë 20-vjeçarin L.Ç, 23-vjeçarin A.Ç, si dhe 15-vjeçarin D.S.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, E.Sh është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga Renato Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur”,
sqarohet në një njoftim zyrtar.
Për këtë arsye, policia vuri në pranga 28-vjeçarin Renato Pupi, si dhe sekuestroi makinën e tij. Ndërkohë vijon puna për kapjen dhe ndalimin 35-vjeçarit E.H.
/tvklan.al