Tenton t’i japë ryshfet policit, arrestohet 48-vjeçari


Tenton t’i japë ryshfet policit, arrestohet 48-vjeçari

16:24 10/10/2016

Një person ka rënë në pranga pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë, për të shmangur masën administrative.

Sipas policisë është arrestuar Dorian Hima, 48 vjeç,  banues në Memaliaj.

Arrestimi i tij u bë pasi sot rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, është ndaluar nga patrulla e Policisë  Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Citroen”, me targa AA 916 FY, pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./tvklan.al






Të ngjashme