Tenton t’i vërë flakën banesës së ish-gruas, arrestohet në prani të fëmijëve 46-vjeçari
Një 46 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjes.
Shtetasi më inicialet G. M., banues në Karbunarë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe.
Arrestim i këtij është bërë në prezencë të fëmijëve të mitur.
Ish- bashkëshortja e tij kishte edhe urdhër mbrojtje nga Gjykata, ndërsa arsyet e sulmit ndaj banesës së saj nuk janë bërë të ditura. /tvklan.al