Tenton t’i vjedhë banesën, 28-vjeçari dhunon të moshuarën


Tenton t’i vjedhë banesën, 28-vjeçari dhunon të moshuarën

17:44 20/06/2016

Një i ri është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar një të moshuar, si dhe ka tentuar të vjedhë në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Likomil, në Dropullin e Sipërm. Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin Ndriçim Dervishaj, banues në Vlorë, pasi ka tentuar të vjedhë me dhunë banesën e E.Dh, 71 vjeçe.

Sipas policisë, Dervishaj kishte shkuar rreth orës 18:00  në banesën e  E.Dh, e cila ndodhej e vetme në shtëpi pasi bashkëshorti kishte ikur me bagëti.

Pasi ka shkuar në oborr ka ushtruar dhunë mbi të, duke i mbyllur gojën me qëllim që kjo të hapte banesën dhe të tregonte paratë. E.Dh në përpjekie e sipër ka mundur të kërkojë ndihmë duke bërtitur. Në këto kushte  autori është larguar me vrap pa vjedhur gjë në banesë.

Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë lajmëruar policinë,  e cila pas 45 minutash ka mundur të arrestojë të riun rreth dy kilometra largë vendngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “vjedhje me dhunë e mbetur ne tentativë”/tvklan.al






Të ngjashme