Tentuan të fusin kanabis në burg, pezullohen 6 policët
Gjashtë punonjës të policisë së Burgut të Shënkollit në Lezhë janë pezulluar nga puna pas një tentative për t’u futur drogë në qelitë e të dënuarve.
Ka qenë Kontrolli i Brendshëm i Burgjeve ai që ka zbuluar se punonjësit e policisë nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë.
Mësohet se droga u tentua të futej përmes ushqimit. Nuk bëhën ende të ditura detaje rreth kësaj ngjarje.
/tvklan.al