Tentuan të trafikonin 14 shqiptarë, dënohen dy anglezët
Dy trafikantë, Jonathan Bridgeman dhe Deshan Laci janë dënuar nga një gjykatë angleze pasi tentuan të trafikonin 14 shqiptarë, emigrantë të paligjshëm.
Ata mbetën mes detit, pasi mjetit lundrues i mbaroi karburanti. Jonathan Bridgeman dhe Deshan Laci, do merrnin 10,000 paund secili, për dërgimin e grupit, duke përfshirë dhe një 14-vjeçar, nga Dieppe për në Eastbourne.Jonathan Bridgeman
[caption id="attachment_228038" align="aligncenter" width="360"] bridgeman[/caption] Për 42-vjeçarin Jonathan Bridgeman gjykata vendosi 30 muaj burg, ndërsa për 35-vjeçarin Deshan Laci 36 muaj burg. Skafi ishtë bërë enkas për të futur 14 shqiptarët./tvklan.al