Tepelenë, greva e minatorëve – (20 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Është hapur më në fund rruga nacionale Memaliaj, që ishte bllokuar nga disa minatorë të minierës së këtij qyteti në shenjë solidariteti me minatorët grevistë të Memaliaj. Sipas burimeve të policisë Tepelenë bëhet e ditur se rruga ka arritur të zbllokohet sot nga një ndërhyrje e forcave të policisë së këtij rrethi.
Që nga momenti i zhbllokimit të rrugës qarkullimi i automjeteve ka vazhduar normalisht. Ndërkohë bëhet e ditur se greva e minatorëve të Memaliajt vazhdon dhe ka hyrë në ditën e katërt të saj./tvklan.al