“Tërbohen” Adriatiku dhe Joni
Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe dallgët deri në 6 ballë në det kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të anulojë udhëtimin drejt Brindisit.
Moti pritet të përkeqësohet gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme ku forca e detit pritet të arrijë pritet të arrijë deri në 8 ballë.
Drejtoria Detare u ka bërë thirrje të gjithë subjekteve të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rrisin shkallën e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete. Ndërkohë që kërkon pezullimin e të gjithsesi mjeteve lundruese që nuk e përballojnë lundrimin në të tilla kushte atmosferike.
Tv Klan