Tërheqja e ish-Kryeprokurorit Llalla, reagon Donald Lu
Tërheqja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për të mos u emëruar në Gjykatën e Apelit dhe të mos i nënshtrohet Vetting-ut ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu në vendin tonë.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter Lu shkruan se: "Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet
.” Gjithashtu Lu thotë së vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre."Ata që kanë frikë nga Vettingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale",
shkruan ambasadori./tvklan.al