Tërmet 5.1 ballë në Selanik


Tërmet 5.1 ballë në Selanik

19:30 02/01/2018

Një tërmet ka tronditur Selanikun, qytetin e dytë më të madh të Greqisë, në orën 6.24 të këtij mëngjesi me magnitudë 5.1. Tërmeti u ndje edhe në Maqedoninë e afërt.

Tërmeti goditi pas një seri lëkundjesh të cilat nisën rreth mesnatës me një magnitudë prej 3.9, 3.5, 3.0 dhe 3.6 të shkallës Richter.

Lëkundja më e madhe u pasua nga dy tërmete të tjera, njëra prej të cilave ishte 3.2 në orën 6.28 në ora lokale dhe 2.3 në orën 8.26.

Deri më tani, nuk janë raportuar dëmtime ose lëndime./tvklan.al 






Të ngjashme