Tërmet 6.4 ballë


Tërmet 6.4 ballë

11:39 28/08/2018

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 goditi Indonezinë sot. Tërmeti goditi brigjet e ishullit të Timorit rreth orës 8.15 të mëngjesit, shkruan

Daily Mail

.

Lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 5.3 milje në det, por nuk ka paralajmërim për tsunami në zonë. Vetëm disa orë më përpara, një lëkundje me magnitudë 4.7 goditi pjesën veriore të ishullit.

Nuk ka ende raportime për viktima ose të lënduar. Më herët gjatë këtij muaji 436 persona u konfirmuan të vdekur dhe më shumë se 236 të plagosur rëndë nga një tërmet me magnitudë 6.9 që tronditi ishullin turistik indonezian të Lombokut.

Ishulli është shumë i vizituar nga turistët dhe kjo ka bërë që pushuesit të largoheshin të tmerruar nga zona duke bërë që vendet piktoreske të braktisen./tvklan.al 





Të ngjashme