Tërmet gjatë natës në Gjirokastër


Tërmet gjatë natës në Gjirokastër

09:44 13/10/2018

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër.

Instituti i Gjeoshkencave raportoi se ka regjistruar një goditje tërmeti në orën 02:58 minuta me epiqendër 10 kilometra larg Gjirokastrës.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 dhe me thellësi 3 km. Nga lëkundjet nuk raportohen dëme materiale.

Tv Klan






Të ngjashme