Tërmet i fortë 6.4 ballë në Taivan, rrëzohen ndërtesat


Tërmet i fortë 6.4 ballë në Taivan, rrëzohen ndërtesat

17:54 06/02/2018

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ka goditur qytetin Hualien në Taivan. BBC raporton se nga tërmeti i fortë janë rrëzuar disa ndërtesa dhe janë shkatërruar rrugë.

Nuk ka ende informacione për viktima, por raportohet se autoritetet po punojnë për të nxjerrë njerëzit që janë bllokuar në një hotel të dëmtuar pjesërisht. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 20 kilometra në brigjet lindore të ishullit. 

Tajvani ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe goditet rregullisht nga tërmetet. /

tvklan.al






Të ngjashme