Tërmet i fortë në Greqi gjatë natës
Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë në Greqi orët e para të mëngjesit të së dielës. Sipas asaj që shkruajnë mediat, një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter tronditi zonën rreth malit Athos në orën 1:50.
Dridhjet e tokës janë ndjerë nëpër manastiret që rrethojnë këtë zonë. Më herët, po në të njëjtën zonë kishte ndodhur një tërmet tjetër me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.
Lëkundjet e forta të tokës janë shoqëruar me pasgoditje në të njëjtën epiqendër. Mediat greke nuk raportojnë për dëmtime apo të lënduar./tvklan.al