![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2019/09/auto_termettttt1561810036.jpg?fit=1200%2C685&ssl=1)
Tërmet i fortë në Itali
Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Itali. Mësohet se lëkundjet e kishin epiqendrën në jug të vendit.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra larg Bolsonaro Vecchio, një fshat i vogël në provincën e Aquila-s.
Lëkundjet e tërmetit kanë qenë shumë të ndjeshme nga njerëzit. Deri më tani nuk raportohet për dëme ose për persona të lënduar. /tvklan.al