Tërmet i fortë në oqean, alarm për cunami
Një tërmet i fuqishëm nënujor ka goditur ishujt Kaledonia e Re në Oqeanin Paqësor. Tërmeti ka qenë me magnitudë 7.1 dhe autoritetet thanë se u krijuan valë të vogla cunami.
Deri tani nuk është raportuar për asnjë dëm, por dallgët deri në 1 metër të cunamit mund të godisnin ishujt Kaledonia e Re, Fixhi, Vanuatu.
Qendra e Gjeologjisë u kërkoi autoriteteve lokale që të qëndrojnë vigjilentë. Dallgët e shkaktuara nga tërmeti mund të godisnin edhe brigjet e ishujve përreth Paqësorit, deri në Australinë e largët.
/tvklan.al