Tërmet i fuqishëm 5.4 ballë


Tërmet i fuqishëm 5.4 ballë

09:45 22/10/2017

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 ka goditur Zelandën e Re ditën e sotme.

Tërmet ra në afërsi të qytetit bregdetar Kaikoura, në një thellësi prej 13 kilometra. Banorët thanë se lëkundjet ishin të forta por nuk zgjatën shumë.

Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar, por sipas autoriteteve lokale ka rëshqitje dherash në disa zona.

Në të njëjtin qytet, vitin e kaluar ra një tërmet akoma i fortë 7.8 ballë që shkaktoi shembjen e ndërtesave dhe dy persona humbën jetën.

/tvklan.al

 






Të ngjashme