Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë godet Meksikën


Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë godet Meksikën

00:45 18/02/2018

Një tërmet me magnitudën 7.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Meksikën jugperëndimore. Fatmirësisht nuk ka raportime për shembje ndërtesash dhe viktima.

Kjo tronditje shkaktoi rrëzimin e një helikopteri që kishte në bord ministrin e Brendshëm meksikan, i cili i mbijetoi aksidentit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 24.6 km. Autoritetet vendase njoftuan se nuk ka një alarm për tsunami.

Ata aktivizuan  sistemin e alarmit dhe të gjithë njerëzit qëndruan për disa orë jashtë shtëpive, ndërsa trafiku u ndërpre në 4 qytete. Meksika është një nga rajonet më të rrezikuara në botë nga aktivitete sizmike për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike. Shtatorin e kaluar Meksika u godit nga dy tërmete të fuqishme që shkaktuan qindra viktima.

Klan Plus






Të ngjashme