Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka rënë në ishullin indonezian i Lombok-ut, pas atij të së dielës ku vdiqën qindra njerëz dhe ngelën të pastrehë me mijëra.
Shërbimi sizmiologjik ka raportuar se tërmeti ka qenë më magnitudë. 6.2 ballë shkruan,Reuters
. Deri më tani nuk ka ndonjë paralajmërim për cunam. Mediat e huaja tregojnë se njerëz të tmerruar vraponin nëpër rrugë. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit prej ditësh po punonin për të nxjerrë nga rrënoja trupat e personave që kanë mbetur të bllokuar, apo edhe viktimat që shkaktoi tërmeti i 5 ditëve më parë ku gjetën vdekjen 14o persona. Lëkundjet krijuan një situatë kaotike ku njerëz të terrorizuar vërshuan në rrugë./tvklan.al