Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1
Kili- Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi brigjet perëndimore të Kilit, duke tundur kryeqytetin Santiago dhe duke shkaktuar alarm përgjatë Bregut të Paqësorit, rreth 35 kilometra nga Valparaiso.
“Ishte i shkurtër, por shumë i fuqishëm,” tha Paloma Salamo, një infermiere 26-vjeçare, e cila ishte në një klinikë në Vina del Mar, në veri të Valparaisos, kur ra tërmeti.
Fatmirësisht nga ky tërmet nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Kili, që ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit e Paqësorit, ka një histori të gjatë të tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë një magnitudë 8.8 në vitin 2010 në bregun jug-qendror, i cili gjithashtu shkaktoi një tsunami që shkatërroi qytetet bregdetare. Më shumë se 500 vetë humbën jetën./tvklan.al