Tërmet i fuqishëm në Kili
Lëkundjet e fuqishme të tokës kanë tronditur mëngjesin e së martës Kilin. Mediat raportojnë për një tërmet të magnitudës 6 ballë.
Epiqendra ishte 42 kilometra dhe në një thellësi prej 44 kilometrash në perëndim të qytetit Arica, ku banojnë 200.000 njerëz.
Tërmeti ndodhi në orën 5:46 me orën lokale sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike.
Nga ngjarja nuk raportohet për viktima ose dëme materiale. Gjithashtu nuk ka pasur as alarm për cunami.
Kili është shumë i prekur nga tërmetet. Më 22 Maj të 1960-s atje është regjistruar tërmeti më i madh ndonjëherë i cili kishte një magnitudë 9.5 ballë./tvklan.al