Tërmet me magnitudë 3.5 pranë Cerrikut
Nuk ka të lënduar dhe dëme materiale
Një tërmet me magnitudë 3.5 ka goditur gjatë natës qarkun e Elbasanit, epiqendra e të cilit ka qenë pranë Cërrikut.
Lëkundja është regjistruar në orën 01:40, kur të gjithë kanë qenë në gjumë.
Goditja është ndjerë nga Elbasani deri në Berat dhe Tiranë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.
Tv Klan