Tërmet në Korenë e Veriut, frikë se po provohet bombë me hidrogjen
Një tërmet me magnitudë 2.9 ballë është regjistruar në një pozicion ku Koreja e Veriut teston bombat bërthamore.
Alarmin e ka ngritur një agjenci amerikane duke shtuar kështu frikën se Koreja e veriut ka testuar një tjetër bombë me hidrogjen.
Agjencia e Vëzhgimit Gjeologjik Amerikan tha se e regjistruan tërmetin 23 km në veri-lindje të Sungjibaegam që njihet si një pozicion ku bëhen testime bërthamore.
Testi i fundit bërthamor që kreu Pyongyang-u ndodhi më 3 shtator dhe shkaktoi një tërmet me magnitudë 6.3 ballë.
Regjimi i Koresë së Veriut i ka rritur testimet e raketave bërthamore këto vitet e fundit duke rritur kështu në mënyrë të ndjeshme edhe tensionet me tyre dhe SHBA-së.
/tvklan.al