Tërmet në Turqi
Një tërmet ka goditur Turqinë mbrëmjen e sotme rreth orës 23:12 me orën lokale.
Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 40 kilometra në perëndim të Smirmës, ndërsa thellësi e tërmetit ka qenë 12 kilometra nën tokë.
Nga lëkundjet sizmike nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale.
/tvklan.al