Tërmetet, ja çfarë thonë sizmiologët
Shqipëria është goditur sërish nga tërmete me magnitudë të konsiderueshme. Këtë herë epiqendra e tij ka qënë në zonën e Kaçinarit, në Rrëshen.
“Rreth orës 05:55 është ndjerë një tërmet me magnitudë 2.6 në zonën e Kaçinarit, që është pasur më pas me një tërmet pak më i fortë, me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter. Janë të lidhur me njëri – tjetrin, pra një para goditje dhe një goditje kryesore. Aktualisht, goditjet nuk vazhdojnë, që do të thotë se aktiviteti ka mbaruar”.
Për sizmiologët, tërmetet e rëna janë normale, duke marrë parasysh faktin që Shqipëria njihet si zonë me aktivitet të lartë sizmik.
“Vendi ynë është pjesë e një kontakti pllakash tektonike dhe këto sforcime që grumbullohen në mënyrë graduale dhe të vazhdueshme do të çlirohen në trajtën e tërmeteve, në zonat ku ne i quajmë shkëputje tektonike ose zona më të dobësuara të kores së tokës”.
Sa i takon ndjeshmërisë së tërmetit të fundit, në faqen zyrtare të Instituit të Gjeoshkencave është raportuar së është ndjerë në Rrëshen, Shkodër, Tiranë e disa qytete përreth.
Tv Klan