Tërmeti 6.9 ballë, 10 të vdekur


Tërmeti 6.9 ballë, 10 të vdekur

11:00 20/08/2018

Një seri tërmetesh goditën ditën e diel ishullin e Lombakut në Indonezi. Sipas mediave të huaja mësohet se 10 persona kanë gjetur vdekjen. Katër nga viktimat janë shënuar në lindje të Lombakut dhe gjashtë në Saumbawa.

Mëngjesin e së dielës u raportua për një tërmet më magnitudë 6.3 ballë dhe disa orë më vonë një tërmet më i fuqishëm 6.9 ballë, ku pasoi edhe lëkundje të tjera.

Qindra njerëz u plagosën dhe më shumë se 150 shtëpi janë shembur si pasojë e lëkundjeve.

“Kur ndodhi tërmeti, shumica e njerëzve ishin jashtë shtëpive dhe nuk ka patur shumë vdekje, në krahasim me lëkundjet e 5 Gushtit

“, tha zëdhënësi i agjencisë kombëtare të fatkeqësive, Sutopo Purëo Nugroho.

“Tronditja dhe frika nga tërmeti i parë 6.3 ballë, bëri që njerëzit të preferonin të qëndronin jashtë”

, shtoi ai.

Zyrtarët kanë evakuuar disa pacientë nga një spital në ishullin Sumbawa dhe në qytetin Mataram, nga frika e shkatërrimit.

Dy javë më parë një tërmet i fuqishëm në Lombak, i mori jetën 460 personave.

/tvklan.al

 






Të ngjashme