Tërmeti, BE alokon 100 mln eurot e premtuara për Shqipërinë


Tërmeti, BE alokon 100 mln eurot e premtuara për Shqipërinë

20:00 14/04/2020

Qeveria prezanton planin e rindërtimit për Vorën

Dy muaj pas angazhimit të 17 Shkurtit në Bruksel, Komisioni Europian alokoi në buxhetin e rishikuar të BE-së për vitin 2020 shumën prej 100 milionë euro të premtuar për Shqipërinë pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Lajmin e ka bërë publik vetë Kryeministri Rama, i cili më herët në një lidhje online me Ministren e Kulturës dhe atë të Rindërtimit prezantuan planin e rindërtimit për një ndër zonat e prekura nga tërmeti, atë të Vorës. Sipas Ministres Margariti ky plan parashikon një rikonceptim të zhvillimit urban për të gjithë zonën në të cilën pritet të shemben 19 pallate.

Fillimi i projekteve pritet të nisë brenda 40 ditëve, sikundër ka ndodhur edhe me zonën e Thumanës, ndërsa puna në kantier tha Ministri Ahmetaj, do të mundësohet brenda 90 ditëve.

Zona e Vorës rezulton një ndër më të prekurat jo vetëm nga tërmeti i 26 Nëntorit, por edhe ai i 21 Shtatorit.

Tv Klan






Të ngjashme