Tërmeti dëmton dy konvikte të Mjekësisë


Tërmeti dëmton dy konvikte të Mjekësisë

15:51 12/12/2019

Studentët zhvendosen tek konviktet e Inxhinierisë

Tërmeti i 26 Nëntorit dëmtuar rëndë 15 konvikte të studentëve. 12 prej tyre do të shemben. Teksa të premten rifillon mësimi në Universitetin e Mjekësisë, në dy konviktet e saj nuk ka asnjë student.

200 studentë që strehoheshin tek godinat 3 dhe 4 janë zhvendosur tek konviktet e Inxhinierisë.

Ndonëse nga jashtë nuk duken të kenë dëmtime të mëdha, nga brenda ato janë të shumta. Bashkia e Tiranës thotë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për këto dy godina, nëse ato do të shemben apo janë për rikonstruksion.

Pritet një inspektim më i thelluar nga Instituti i Ndërtimit që do të përcaktojë seriozitetin e dëmtimeve dhe rrezikun e tyre.

Tv Klan






Të ngjashme