Tërmeti i 26 Nëntorit, nuk ka afat për qëndrimin në hotele
Bashkia: Të largohen familjet që jetonin me qira
Një muaj e gjysmë nga tërmeti i 26 Nëntorit, banorët vazhdojnë të kërkojnë bonusin e qirasë në Bashkinë e Durrësit. Mbi 2 mijë familje të tjera vijojnë të jenë të strehuar në hotelet, pasi banesat e tyre janë shpallur të pabanueshme nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Kjo e hënë shënoi afatin e fundit për të lënë hotelet. Por Bashkia thotë se ky afat është vetëm për ato familje që para tërmetit jetonin në banesa me qira. Banorët thonë se nuk e kanë të lehtë të gjejnë banesa me qira pasi çmimi i tyre është rritur pas tërmetit, si pasojë e kërkesës së madhe.
Megjithatë, Bashkia e Durrësit thotë se të gjitha familjet që përfitojnë bonusin e qerasë duhet të largohen nga ambientet e hotelit dhe të akomodohen në banesa të tjera.
Tv Klan