Tërmeti, MM jep informacion


Tërmeti, MM jep informacion

06:14 26/11/2019

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e kësaj të marte. Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se tërmeti ishte i magnitudës 6.4 të shkallës Rihter.

Sipas informacioneve paraprake në Durrës është shembur një shtesë e një pallati dhe një godinë dy katëshe. Ndërkohë në Thumanë janë rrëzuar disa banesa.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se 300 efektivë të Forcave të Armatosua po mbërrijnë në Durrës dhe Thumanë, aty ku po raportohet edhe për dëmet më të mëdha.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes deri më tani nuk është konfirmuar asnjë viktimë, por vetëm dëme të shumta materiale. /tvklan.al






Të ngjashme