Tërmeti në Greqi (8 Shtator 1999)


Tërmeti në Greqi (8 Shtator 1999)

11:09 08/09/1999

Mbi 50 të vdekur, mbi 320 të plagosur nëpër spitale dhe qindra të mbetur nën gërmadha është bilanci i tërmetit të djeshëm që tronditi kryeqytetin e Greqisë në orën 15.00. Qindra ndërtesa janë shkatërruar. Mes të vdekurve janë shumë fëmijë.

Edhe sot Athina ka pasur lëkundje tërmeti por pa shkaktuar dëme. Njerëzit e frikësuar e kanë kaluar natën jashtë. Mes të prekurve sot ka qënë Presidenti Stefanopulos. Kryeministri Simitis mbrëmë ka vizituar lagjet e prekura nga tërmeti.

Skuadrat e shpëtimit nga Turqia kanë qënë të parat që kanë mbërritur në Greqi, ndërkohë që dhe vendi i helenëve u solidarizua pas tërmetit të Izmitit në Turqi. Qeveria Greke ka vendosur një pjesë të buxhetit të saj për kalimin e situatës së krijuar, ndërkohë që shumë shtete europiane s’po e kursejnë ndihmën e tyre./tvklan.al

Gazetare; Mirela Milori






Të ngjashme