Tërmeti në Indonezi lë pasoja katastrofike


Tërmeti në Indonezi lë pasoja katastrofike

15:55 02/10/2018

Pamje apokaliptike të pasojave të tërmetit dhe cunamit që zona të tëra të banuara në Indonezi vijojnë të bëjnë bujë në mediat ndërkombëtare. Bilanci i viktimave ka shkuar mbi 1200.

Lëkundet e forta shkatërruan krejtësisht infrastrukturën në ishull, duke u dhënë rrugëve pamjen e një leckave të zhubrosura.

Një video amatore shfaq momentin kur banorët e tmerruar largohen me vrap për të shpëtuar nga vala përpirëse e cunamit, që arriti deri në 6 metra.

Disa besimtarë myslimanë nuk e ndërprenë faljen ditën e lëkundjeve të fuqishme, pavarësisht se tërmeti të premten e kaluar magnitidën 7.5 të shkallës Rihter.

Kërkimet për trupa nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara vijojnë, ndërsa shpresat për gjetjen e të mbijetuarve sa vjen e shuhen.

Tv Klan






Të ngjashme