Tërmeti i Turqisë – (17 Gusht 1999)


Tërmeti i Turqisë – (17 Gusht 1999)

13:51 17/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shifra tronditëse vijnë nga Turqia për viktimat e tërmetit të mëngjesit të sotëm. Burime vendase japin shifra të cilat vrjojnë nga një mijë deri në 1170 viktima, ndërsa të plagosurit numërohen deri në dhjetë mijë persona. Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 ballësh ka goditur Turqinë. Epiqendra ka qenë qyteti i Izmitit, por goditje kanë marrë dhe qytete të tjera të Turqisë. Katastrofa ka nisur në orën 03.02 të mëngjesit të sotëm kur për 45 sekonda janë rrafshuar qindra ndërtesa në të gjithë Turqinë.

Kryeministri Eçevit ka mbledhur kabinetin e tij dhe i ka bërë thirrje popullit të tij për qetësi. Tërmeti i Turqisë i cili po renditet në krye të klasifikimit të fatkeqësive natyrore të këtij shekulli është i dyti për Turqinë pas atij të Adanas ku vdiqën 300 persona dhe u plagosën 1500 të tjerë. Epiqendra e tërmetit ka qenë Izmit, por goditje kanë marrë edhe qytetet Ankara, Stamboll etj. Dy pikat më të prekura mbeten Izmiti dhe Golu.

Bota është sensibiluzuar ndaj kësaj fatkeqësie natyrore. Rusia ka nisur avione transporti dhe skuadra për shpëtimin e të mbeturve nën gërmadha. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe vende të tjera të europës janë shprehur të gatshme për ndihmë. Ky është tërmeti më i fortë që ka goditur Turqinë në këtë shekull./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme