Tërmeti shkatërron 75 shtëpi në Mamurras
Disa pallate të dëmtuara, banorët kërkojnë ndërhyrje
Tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në Mamurras. Grupet e verifikimit të dëmeve kanë shkuar në 50% të banesave për të parë gjendjen e tyre.
“Janë të dëmtuara 80% e shtëpive private, deri tani 75 shtëpi”, thotë Klodian Shyti, administratori i Njësisë Mamurras.
Kjo shtëpi afër Bashkisë është shkatërruar plotësisht. Ekipet e verifikimit e kanë shpallur të pabanueshme edhe pse pjesëtarët e saj vazhdojnë të qëndrojnë brenda.
Të dëmtuar nga tërmeti janë edhe pallatet. Banorët të frikësuar kërkojnë verifikim të menjëhershëm të gjendjes së tyre.
Ndërkohë, ata i kanë braktisur banesat dhe po qëndrojnë ku të munden. Një pjesë e familjeve që kanë mbetur jashtë, pas dëmtimit të shtëpive janë strehuar në çadrat e ngritura në oborrin e shkollës.
Në ndihmë të këtyre banorëve janë vënë në dispozicion edhe 15 apartamente në Velipojë.
Tv Klan