Tërmeti shkatërrues në Indi – (28 Janar 2001)


Tërmeti shkatërrues në Indi – (28 Janar 2001)

11:16 28/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Toka e Indisë është goditur përsëri nga pasgoditjet të reja tërmeti, me intensitet 5.9 ballë. Njerëzit kanë vrapuar ende të tmerruar nga tërmeti i fortë i së premtes. Shumë të tjerë kanë filluar të zhvendosen për në zona të tjera ku ka ushqim dhe ku mund të gjejnë një strehë, duke hapur kështu një problem refugjatësh për qeverinë indiane.

Dëmi njerëzor dhe material nga tërmeti është shumë i madh. Autoritetet lokale të qytetit Bjur ku ndodhi tërmeti, folën për 15 mijë të vdekur dhe 90% të ndërtesave të shkatërruara. Kryeministri i shtetit të Gujaratit foli për masat e marra nga qeveria, për të ndihmuar njerëzit e ngelur nga rrënoja, por shpresa për të gjetur të mbijetuar po zbehen me shpejtësi./tvklan.al






Të ngjashme