Tërmeti trondit Greqinë dhe Turqinë


Tërmeti trondit Greqinë dhe Turqinë

10:28 14/08/2017

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në lindje të ishullit grek Kos dhe Bodrumit në Turqi.

Tërmeti raportohet se ka qenë me magnitudë 4.8 i Shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike ranë në një thellësi 10 kilometra.

Nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale. Sipas Institutit Sizmiologjik në Athinë, tërmeti është pjesë e sekuencës së post-tërmetit 6.6 ballë që goditi ishullin Kos dhe Bodrumin në Turqi më 21 korrik.

Nga ky tërmet, 2 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Gjatë gjithë muaji, Deti Egje është goditur nga disa tërmete duke shkaktuar panik tek banorët.

/tvklan.al






Të ngjashme