
Tërmeti/ Veliaj mesazh qytetarëve: Pa panik, evitoni ndërtesat dhe telefononi të afërmit
Pas tërmetit që lëkundi Tiranën, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’ ai u bën thirrje qytetarëve që të evitojnë praninë e tyre në ndërtesa deri sa situata të qetësohet.
Gjithashtu ai thekson se kushdo që ka pasur dëme nga tërmeti të telefonoi në numrin pa pagesë të emergjencave. Kryebashkiaku Veliaj i bënë apel të afërmve që të kontaktojnë të afërmit dhe të ndihmojnë të pamundurit. Statusin e tij Veliaj e shoqëron edhe me një manual të veprimeve që duhet të kryejë çdo kush në momentet e rënies së një tërmeti.
Statusi i plotë i Veliajt:
“Tirana sapo kaloi disa vale tërmeti! Pa panik, evitoni ndërtesat gjer sa të sqarohen rrethanat nga autoritetet!
Nëse jeni prekur nga tërmeti, ju lutem telefononi emergjencat 112
Kontaktoni të afërmit, sidomos të moshuarit për t’i ndihmuar! #BASHKE”.
/tvklan.al