“Territoret”, Sali Berisha: “Argati” i Serbisë po bën pazar me territoret e Kosovës (Video)
Sali Berisha beson se projekti për shkëmbimin e territoreve mes shtetit kosovar dhe atij serb, është një projekt i Serbisë. Në emisionin “Opinion”, ish-Kryeministri sulmoi Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e quajti “argat” që mbron këtë projekt.
Berisha thekson se ideja e shkëmbimit të territoreve është një ide e Beogradit, nga e cila përfiton vetëm Serbia dhe jo Kosova.
Ish-kryeministri është shprehur se projekti për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një projekt amerikan, duke shtuar se i dërguar i Senatit tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia.
“Të dërguarit në Kosovë, kanë thënë që ne do shohim çfarë kanë thënë. Por i dërguari i Senati, tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia. Nxjerrja e argatit (i referohet Presidentit kosovar Hashim Thaçi)…. Tani del dikush shqipfolës dhe thotë jo, po i vë unë në diskutim. I kërkoj unë dhe jo Beogradi. Kjo është fatalitet. Si mund t’u thuash shqiptarëve një gjë të tillë”
, deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha.
/tvklan.al