“Terror në Mosul”, ISIS ekzekuton qindra persona përfshirë dhe fëmijë
ISIS ka ekzekutuar qindra burra dhe djem të rinj duke i përdorur si mburoja ndaj forcave të koalicionit të cilat kishin avantazh në Mosul.
Grupi i terrorit përdori një buldozer për t’i hedhur trupat e pajetë në një varr masiv në kolegjin e braktisur të agrikulturës në qytet. Thuhet se numri i viktimave ishte 284, përfshirë dhe fëmijë të cilët ishin qëlluar. Disa nga familjet u morën peng nga Shteti Islamik dhe u përdorën si mburoja njerëzore nga xhihadistët të cilët ishin duke u tërhequr. Familjet ishin duke valëvitur flamurin e kuq, por kjo s’pati asnjë dobi sepse terroristët i rrethuan në tentativë për t’u mbrojtur nga forcat e koalicioni në luftën për Mosulin në Irak. Gjendja e vështirë në vend është treguar nga disa foto të shkrepura, ku tregohen fëmijët duke bërë aktivitete të përditshme, si duke i dhënë biçikletës dhe futbolli, por me flakë të mëdha në prapaskenë kur ISIS kishte ndezur zjarr në fushat e tyre si pjesë e taktikës së tyre për të krijuar konfuzion nga toka./tvklan.al