Terror në zemër të Londrës

russell sqaure crime scene ---------------------------------please use byline PALACE LEE

Terror në zemër të Londrës

14:18 04/08/2016

Londra është qyteti i radhës, ku si pasojë e një sulmi me thikë ka patur 1 viktimë e 5 të plagosur. Autori është një 19 - vjeçar, i cili qëlloi për vdekje, një grua 60 - vjeçare dhe plagosi 5 të tjerë. Policia nuk përjashton që sulmi të jetë i nxitur nga motive terrorizmi. Kjo pasi sulmi ndodhi në të njëjtën zonë ku në vitin 2005, 26 persona vdiqën si pasojë e shpërthimit të bombës në metro të Londrës.

arrestimi

"Shenjat e hershme tregojnë se shëndeti mendor i autorit të krimit është një faktor i rëndësishëm në këtë rast dhe duhet të hetohen në thellësi. Natyrisht, në këtë fazë të gjitha opsionet janë të hapura, ndërsa mundësia e terrorizmit si një nxitje, po ashtu duhet të hetohet "

, tha një oficer i policisë metropolitane në Londër.

Në komunikimin zyrtar, Scotland Yard tha se një nga pistat që duhet konsideruar është që 19 - vjeçari të ketë patur probleme psikologjike. Autori është arrestuar dhe i është nënshtruar edhe një testi psikologjik, ndërsa rasti është duke u hetuar nga seksioni i vrasjeve dhe seksioni i Departamentit të Antiterrorizmit.

Sulmi erdhi pak orë pas njoftimit të autoriteteve britanike se në rrugët e Londrës do të patrullojnë 600 policë të armatosur në një përpjekje për të rritur ndjenjën e sigurisë së qytetarëve.

Tv Klan





Të ngjashme