Terroristët islamikë në Tiranë – (16 Shkurt 1999)


Terroristët islamikë në Tiranë – (16 Shkurt 1999)

22:10 16/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dyshoheshin se spiunonin Ambasadën Amerikane ndaj arrestohen. Dy egjiptian dhe disa shqiptar janë prangosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me kërkesë të Shërbimit Informativ Kombëtar. Vetë shefi i SHIK-ut Fatos Klosi tha për ne se ata kanë prova konkrete të cilët vërtetojnë implikimin e tyre në një rrjet spiunazhi me qëllim survejimin e ambasadës amerikane dhe funlsionarëve të saj.

Vetëm një muaj pas arrestimit të Maksim Çiçikut, pronar të një policie private në Tiranë, i cili u akuzua për survejimin e ambasadës amerikane. Prokuroria ka firmosur të tjera masa arresti pikërisht për të njëjtën akuzë. Gjithnjë sipas Klosit midis egjiptianëve dhe Maksim Çiçikut ka një lidhje të hershme.

Ndërsa kryehetuesi Agim Tirana tha se shqiptarët e ndaluar dje janë liruar sot. Përsa i përket dy islamistëve të huaj tha se ata kanë në dorë prova dhe material konkrete të cilat vërtetojnë aktivitetin e tyre dyshues. Sekreti i madh dhe një lloj frike ka detyruar zyrtarët e lartë të mos japin detaje të tjera për vendin e arrestimit. Siguria e ambasadës amerikane ka alarmuar në maksimum kupolën e rendit shqiptar./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme