Terroristi i Orlandos ishte homoseksual, kishte marrëdhënie që në shkollë me një mashkull
Dyshimi për homoseksualitetin e vrasësit të 49 personave në Orlando, u konfirmua edhe nga një ish-shok klase, i cili ka deklaruar se në vitin 2006, ai dhe Omar Mateen, kishin patur një marrëdhënie së bashku.
Ndërkohë, shumë persona kanë deklaruar së fundmi për FBI-në se kanë biseduar me vrasësin në disa rrjete sociale për homoseksualë, duke treguar mesazhet, të shkruara në adresat Grindr dhe Jack’d. Sulmi, i cili mendohej si akt ekstremizmi islamik, tashmë mendohet të ketë ndodhur si pasojë e turpit mbi homoseksualitetin e tij dhe investiguesit po hetojnë në lidhje më një konflikt i cili ka qënë dhe motivi i sulmit. Babai i Omar Mateen, ka publikuar qartë në një video mendimin e tij në lidhje me homoseksualët, duke e postuar atë të hënën në Facebook duke thënë “ Homoseksualët do të ndëshkohen nga zoti”. Jim Van Horn, një djalë tjetër ka thënë se ai ishte një frekuentues i rregullt i klubit të homoseksualëve dhe se ai dëshironte të njihej me shumë djem.”Ai u drejtonte armën disa homoseksualëve për ti bërë ata të kërcejnë rreth tij, ose për ti sjellë një pije”. Gruaja e parë e tij Sitora Yusufiy, 27- vjeçe gjithashtu tha se babai i tij e ka quajtur Omarin homoseksual në prani të saj. Persona të shumtë kanë dhënë deklaratat e tyre për FBI-në, duke zbardhur çdo ditë e më shumë faktin se Omar Mateen ka patur prirje homoseksuale që në shkollë të mesme dhe se dy martesat e tij kanë ndodhur thjesht për të fshehur atë që ishte në të vertetë, homoseksual. FBI ka arritur të zbardhë mesazhe të shkëmbyera mes Omar Mateen dhe anëtarëve të tjerë, të cilët komunikonin në adresa online për homoseksualë, ku Omari kërkontë të bisedonte dhe të shoqërohej me homoseksualë të tjerë. Gjithashtu, gruaja e dytë e tij ka deklaluar per FBI-në se ai gjithmonë ka patur prirje homoseksuale dhe se ai mendohej ta fshihte sexualitetin e tij për shkak të turpit dhe babit të tij. /Tvklan.al